Header Ads

Ja kush perfaqson Shqiperine ne Miss Universe muajin e ardhshem



Kete vit fansat e konkurseve te bukurise do te kene rastin te kene dy Miss Universe ne te njejtin vit, pasi ndryshe nga heret e tjera, konkursi do te mbahet me 26 nendor ne Las Vegas (SHBA). Ne janar te ketij viti u shpall Miss Universe 2016 dhe Miss Frances do ti duhet ta dorezoje kuroren disa muaj me perpara se cdo fituese e meparshme, pasi konkursi po mbahet dy here brenda nje viti ku per here te pare ne historine e tij do te kemi dy Miss Universe te shpallura brenda 11 muajve. Nuk dihet perse kjo zgjedhje, por ndoshta ka te beje me valen e ndryshimeve qe kane prekur kete konkurs bukurie ne vitin e fundit, duke filluar nga shitja, kanali transmetues etj. Shqiperia e ka zgjedhur  tashme bukuroshen e saj per tu perfaqsuar me 26 nendor. Ajo quhet Blerta Leka, eshte 18 vjece dhe vjen nga qyteti i Tiranes. Nderkohe Kosova ende nuk e ka zgjedhur perfaqsuesen e saj. Rezultatin me te larte ne kete konkurs, Shqiperia e ka pasur ne 2010 ku Angela Martini arriti te pozicionohej ne top10, ndersa Kosova ne 2009, ku Marigona Dragusha u rendit si shoqeruesja e dyte e Miss Universe . Si Shqiperia dhe Kosova kane fituar ne kete konkurs nga nje here cmimet per Kostumin me te mire tradicional dhe Miss Fotozhenia. Miss Universe transmetohet ne Amerike nga kanali FOX. 




No comments

Powered by Blogger.